Google ADS

Gjuajtën me armë zjarri në një aheng familjar, arrestohen dy persona në Klinë

14:53 | 23 Gusht 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Grabanicё të Klinёs, nën dyshimin se ka shtënë më armë zjarri në një aheng.

Policia njofton se rasti ka ndodhur me datën 20.08.2023, dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar njё armё (Pistoletё) Canik kal: 9x19mm

Njё karikator i sё njejtёs armë.

Pesё gёzhoja 9mm

42 gёzhoja kal:7.62mm.

“Me datё 20.08.2023, rreth orёs 01:00, Policia ёshtё njoftuar se nё fshatin Grabanicё-Klinё, nё njё aheng, ka tё shtёna me armё. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё arrestuar njё tё dyshuar”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info

Në komunikatën për media policia tregon tutje se me datë  23.08.2023, rreth orёs 11:15, dyshuari i dytё, i cili dyshohet se ka shtёnё me armё, ka ardhur nё Stacionin Policor nё Klinё dhe ka dorёzuar armen:

Njё  armё AK47

Njё karikator i sё njejtёs armё.

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit tё dyshuarit janё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm” dhe “Shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme