Qeveria do të ndajë 160 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave

14:27 | 23 Gusht 2023
E.G

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 156-të ka miratuar masën 1.3 me anë të së cilës do të ndahen 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave.

Sipas kësaj mase, secila grua e cila nuk ka qenë e punësuar në tre muajt e fundit, e që punësohet, do të subvencionohet 50% e pagës për 3 muajt e parë, përcjell Arbresh.info.

Sipas njoftimit, maksimumi i pagesës do të jetë 150 euro në muaj.

Ndërkaq, pas periudhës tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional.

“Sot, në mbledhjen e qeverisë u miratua masa 1.3 me anë të së cilës do të ndahen 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave. Sipas kësaj mase, për secilën grua që nuk ka qenë e punësuar në 3 muajt e fundit, e që punësohet, do të subvencionohet 50% e pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional.”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Arbresh.info.

 

Të ngjashme