Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, u transferua te Rapidi, këtë verë.
Por, ai nuk ka mundur të debutoj ende me skuadrën e re, pasi nuk ka dokumentet e duhura, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, presidenti i klubit, Daniel Niculae, ka bërë të ditur se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi gjërat do të zgjidhen shumë shpejt.
“Ai është një lojtar që e kam ndjekur për një kohë shumë të gjatë, një golashënues i pastër, ai është plotësues i Markos. Ai është një lojtar që do të shënojë shumë e shumë gola për Rapid. Ne presim të dalin dokumente, atëherë do ta shihni patjetër rezultate në ndeshjen e parë. Nuk është një situatë e çuditshme. E dija që në fillim se do të duhej pak kohë për të marrë gjithçka që i nevojitej, por ju e dini se si janë negociatat”, Niculae, për Rapid EXCLUSIVE.
Rrahmani këtë sezon luajti për Ballkanin në Conference League, ku në dy ndeshje shënoi dy gola./Arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D