Asociacioni i Komunave të Kososvës (AKK) kanë paralajmëruar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Sipas tyre, ata nuk janë konsultuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve gjatë procesit të amandamentimit të këtij ligji, shkruan Arbresh.info.
AKK ka thënë se me miratimin e këtij ligji do të humbasin dhjtëra miliona euro teksa shtuan se “miratimi i këtij ligji pa konsulta paraprake me komunat e ka cenuar autonominë lokale financiare.”
“Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku thuhet që palët e autorizuara për ngritjen e rasteve në Gjykatë janë edhe Komunat, atëherë Bordi i AKK-së duke marë parasysh që komuna si Institucion shtetëror është e autorizuar që të kontestojë kushteturtshmërinë e ligjeve dhe akteve ligjore, i rekomandon komunat që ta dërgojnë këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e tij Kushtetues.”, ka shkruar AKK.
Ndër të tjera, AKK thotë se ky ligj ka ndikim të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e të hyravë të komunës.
“Duhet theksuar që me këtë Ligj janë cenuar rëndë përgjegjësitë komunale dhe se ky ligj ka ndikim të drejpërdrejtë në zvogëlimin e të hyrave të komunës, afektim në projektet kapitale dhe debalancim mes projeksioneve investuese dhe të hyrave vetanake, si të hyrat kryesore të pushtetit lokal.”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...