Google ADS

Policia e Kosovës: Nëse i shihni këta dy persona na lajmërojeni menjëherë, dyshohen për vjedhje identiteti

12:28 | 23 Gusht 2023
Pleurat Salihu

Është publikuar nga Policia e Kosovës fotografia e dy të dyshuarve për vjedhje të identitetit dhe qasjes, shkruan ‘Arbresh.Info’.

Me publikimin e fotos Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e identitetit dhe qasjes, që ka ndodhur me datën 08.08.2023, në Prishtinë”, shkruan në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme