Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i shikon sulmet e supozuara ukrainase me dronë mbi Moskë të mbështetura nga e drejta ndërkombëtare.
Sipas ushtrisë ruse, ditën e pestë radhazi Rusia ka asgjësuar dronët ukrainas mbi Moskë. Kohët e fundit Ukraina ka pasur në shënjestër herë pas here objektiva në Moskë të goditur me dronë, që kanë shkaktuar pasiguri brenda popullsisë së kryeqytetit rus.
E pyetur nga gazetarët për sulmet e supozuara ukrainase me dronë mbi Moskë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se “Rusia e ka sulmuar Ukrainën. Rusia bombardon objektiva civilë në Ukrainë pa pushim, hambarë drithërash, spitale, kisha. Dhe Ukraina po mbrohet brenda së drejtës ndërkombëtare.”
Qeveria në Kiev nuk ka dhënë përgjigje për pyetjen, nëse tek sulmet me dronë bëhet fjalë për sulme ukrainase. Në një konferencë të përbashkët për shtyp të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock me ministrin e Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, ky i fundit tha, se Rusia mban përgjegjësinë për atë që po ndodh në Ukrainë.
Ndërkohë sipas të dhënave britanike, Ukraina vuri në shënjestër sërish objektiva brenda territorit rus. Sipas vlerësimit të britanikëve është shkatërruar një bombardues me rreze të gjatë veprimi në një aeroport ushtarak rus. Nga ky lëshohen dronë pa objektiv të qartë drejt Ukrainës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe. “Ky është të paktën sulmi i tretë i suksesshëm ndaj një aeroporti ushtarak, gjë që ngre pikëpyetje mbi aftësinë e Rusisë të mbrojë pika strategjike brenda vendit”, thuhet më tej. Edhe shërbimi informativ i Ukrainës bëri të ditur, se është shkatërruar të paktën një bombardes dhe dy të tjerë janë dëmtuar. /DW/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...