Policia e Kosovës, drejtoria Rajonale në Gjilan, siç shkruan në raportin zyrtar ka gjobitur një shofer, pasi i njëjti ka vozitur me shpejtësi 98 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h.
Gjoba atij i është shqiptuar në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan me datën 22.08.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tetë (98) km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pike negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...