Përfshihet nga flakët një shtëpi në Malishevë, nuk ka persona të lënduar

10:55 | 23 Gusht 2023
E.K

Një person ka raportuar në polici se shtëpia e tij është përfshirë nga flakët.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:47 në fshatin Rudë, në Malishevë, përcjell Arbresh.info.

Tutje në njoftim thuhet se ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, përveç dëmeve materiale ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

“Fsh.Rudë, Malishevë 22.08.2023-12:47.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ,ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë. Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme