Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare.
Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të martë, rreth orës 10:40.
Gjatë kontrollit të të dyshuarve policia ka konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona dhe një kartelë bankare.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar . Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare”, thuhet në njoftim
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...