Ndërtimi i rrugës A, Abdixhiku: Prishtina – pa fjalë, pa dramë, punë shumë

22:08 | 22 Gusht 2023
E.H

Tash e sa ditë, kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” në Prishtinë.

Lëvdata për punën ka thurur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se po punohet pa fjalë e pa drama.

“Një rrugë e re, një lagje e re, një komunitet i ri në bërje. Prishtina – pa fjalë, pa dramë, punë shumë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme