Omer Bunjaku, drejtor i ri sportiv te Ballkani

21:33 | 22 Gusht 2023
KRG

Ballkani ka bërë të ditur se ka emëruar një drejtor të ri sportiv.

Këtë post e ka marrë Omer Bunjaku, duke zëvendësuar kështu Nderim Nexhipin që iu bashkua Manisasporit muaj më parë.

 

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

Mirë se vjen Omer Bunjaku!

32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme