Google ADS

Llapi nuk ka të ndalur me përforcime, transferon ish-sulmuesin e kombëtares së Azerbajxhanit

19:19 | 22 Gusht 2023
KRG

Skuadra e Llapit ka transferuar sulmuesin anësor me prejardhje nga Azerbajxhani, Araz Abdullayev.

21-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si Qarabag, Famagusta, Boluspor e Neftchi Baku, si dhe ka luajtur për kombëtaren e Azerbajxhanit, shkruan arbresh.info.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të KF Llapit:

𝗪𝗲𝗹𝗰𝗼𝗺𝗲 𝗔𝗿𝗮𝘇 𝗔𝗯𝗱𝘂𝗹𝗹𝗮𝘆𝗲𝘃 ✍️

Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin.

31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje.

Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë.

Neftchi Baku – 168 ndeshje, 29 gola e 2 asistime

Qarabağ FK – 50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime

Anorthosis Famagusta – 29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime

Boluspor – 26 ndeshje, 2 gola e 4 asistim

Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t’i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme