Google ADS

Operacioni “Goditja”: 155 të arrestuar, 54 armë të konfiskuara brenda dy jave

18:40 | 22 Gusht 2023
E.G

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy javëve të zbatimit të Operacionit “Goditja” janë arrestuar 155 persona dhe janë konfiskuar 54 armë.

Sipas Policisë, janë kontrolluar 35 mijë e 324 vetura e 420 lokale, përcjell Arbresh.info.

“Gjatë dy javëve të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, janë evidentuar aktivitete konkrete me të dhënat si më poshtë: Janë realizuar 6029 Pika Kontrolli për Automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alool-test, janë kontrolluar 35324 vetura, janë kontrolluar 420 lokale, janë arrestuar 155 persona, prej tyre 50 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 54 armë.”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info.

 

Të ngjashme