Çeku: Hapa të shpejtë drejt jetësimit të Bibliotekës së Shtimes

17:19 | 22 Gusht 2023
E.G

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku bashkë me kryetarin e komunës së Shtimës, Qemajl Aliu kanë vizituar hapësirën në të cilën do të jetësohet Bibloteka e Shtimes.

Sipas Çekut, ky investim I MKRS-së kushton 300 mijë euro dhe siç tha ai, do t;I sigurojë komunitetit një qendër bashkëkohore për lexim dhe eskplorim ashtu si dhe një strehë për dokumente arkivore, shkruan Arbresh.info.

“Bashkë me kryetarin, Qemajl Aliun, vizituam hapësirën e re, investim 300 mijë eurosh nga MKRS, e cila do t’i sigurojë komunitetit një qendër bashkëkohore për lexim dhe eksplorim si dhe një strehë për dokumente arkivore, çka i kishte munguar kësaj komune.”, shkroi ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme