Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Me anë të një njoftimi, Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se realizimi i urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 14-20/08/2023 ka realizuar 46 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”, njofton Policia Rajonale e Ferizjat.
Tutje ata kanë ftuar qytetarët për bashkëpunim.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”