Google ADS

Hovenier pret në takim me përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës, diskutojnë çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre

16:10 | 22 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka pritur sot në takim, përfaqësues politikë serb në Kosovë.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier tha se në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre, përcjell Arbresh.info.

“Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme.”, ka shkruar Hovenier.

Tutje ai ka përsëritur mbështetjen e kahershme për një Kosovë siç tha ai, sovrane, multietnike dhe demokratike./Arbresh.info.

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike.”, njofton ambasadori amerikan./Arbresh.info.

Të ngjashme