Google ADS

Publikohen pamjet se si fluturon automjet mbi digën e Liqenit Artificial në Tiranë

14:06 | 22 Gusht 2023
Pleurat Salihu

Në media ka dalë video e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Liqenin Artificial të Tiranës.

Siç shihet edhe nga video, mjeti luksoz BMW X6 që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi ka qenë duke kaluar me shpejtësi të lartë në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në digën e liqenit dhe ka përfunduar në shëtitore.

Mjeti ka marrë para pengesat dhe është ndalur nga bordura duke rrezikuar futjen në liqen. Nga pamjet duket qartë që automjeti ka vazhduar vetëm drejt dhe është ngjitur në malore, dhe ndonëse rruga e ‘Kosovarëve’ pritet nga një aks tjetër, shoferi nuk ka arritur të kthehet.

Ky aksident i rrallë në një nga zonat më të populluara në Tiranës fatmirësisht ka ndodhur në orët e para të mëngjesit duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme