Google ADS

Aksidenti me fatalitet në Drenas, policia jep detaje të reja

09:20 | 22 Gusht 2023
K.B

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas.

Policia ka dhënë detaje të reja shtesë përmes raportit 24 orësh.

Bëhet e ditur se veturën e drejtonte një femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore poashtu, ndërsa pasagjerja ka humbur jetën, kurse edhe tre të tjerët kanë pësuar lëndime.

“Fsh. Qikatovë e Vjetër, Drenas 21.08.2023 – 12:10. Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton policia./Arbresh.info/

lexo edhe:

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga vetaksidenti në Drenas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme