Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të hënën ndodhet në Greqi për bisedime me udhëheqësit e këtij vendi, e të vendeve të tjera të Ballkanit, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
Zoti Zelensky u takua me Kryeministrin grek Kiyriakos Miksotakis dhe më vonë pritet të takohet me Presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou.
Në mbrëmje Presidenti Zelensky pritet të marrë pjesë në një darkë të shtruar nga zoti Mitsotakis për zyrtarë të lartë të nëntë vendeve të Ballkanit, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, thuhet në një njoftim të zyrës së zyrës së kryeministrit grek. Në këtë ngjarje pritet të diskutohet mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Shumë vende të këtij rajoni tashmë janë anëtare të BE-së, ndërsa vendet e tjera janë në proces anëtarësimi.
Greqia u është bashkuar partnerëve të saj të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus dhe ka ofruar ndihmë ushtarake, përfshirë automjete ushtarake dhe municione.
Por Athina i ka rezistuar trysnisë për ta furnizuar Kievin me një sistem rus të mbrojtjes ajrore, të dislokuar në ishullin e Kretës. Greqia është e angazhuar në një fushatë të blerjes së armëve për ushtrinë e saj mes tensioneve në rritje me Turqinë, vendin fqinj, aleatin e NATO-s dhe rivalin e saj historik rajonal.
Darka në Athinë po mbahet për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës pritet marrin pjesë në darkën e punës në Athinë. Kryeministri grek Miktsotakis do të zhvillojë takime të veçanta me disa nga udhëheqësit e këtyre vendeve të hënën dhe të martën.
Një mungesë e theksuar në takim është ajo e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.
Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
“Besoj se të gjithë e kuptojnë se nuk ishte e mundur që zoti Rama të ftohej në një iniciativë kaq të rëndësishme”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.
“Ne jemi serioz kur themi se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit themelor të rregullave dhe ligjeve evropiane”, tha ai, duke vënë në dukje se presidenti i Shqipërisë nuk e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim./VOA
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...