Google ADS

Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në BundesLiga

19:41 | 21 Gusht 2023
KRG

Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka duket se e ka nisur më së miri eksperiencën në Bundesliga, Gjermani, me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Media gjermane “Kicker” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së parë në Bundesliga, mes të cilëve është edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

Xhaka bëri një paraqitje shumë të mirë në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj RB Leipzig të shtunën. Mesfushori preku 57 herë topin dhe dha 85% të pasimeve të sakta.

Granit Xhaka u bashkua me Bayer Leverkusen këtë verë nga Arsenali, ndërsa ka firmosur deri në 2028-të me klubin gjerman./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme