Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 1 shtatori do të mbyllen disa rrugë për qarkullimin e mjeteve motorike.
Sipas njoftimit, rrugët të cilat do të mbyllen janë Rruga “Rexhep Luci” nga tuneli deri te Sheshi, Rruga “Qamil Hoxha” nga kthesa e rrugës deri tek Sheshi, Rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, përcjell Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë, Nga data 1 shtator 2023 do të mbyllen për qarkullimin e mjeteve motorike: Rruga “Rexhep Luci” nga tuneli deri te Sheshi, Rruga “Qamil Hoxha” nga kthesa e rrugës deri tek Sheshi, Rrugët/rrugicat të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.”, thuhet në njoftimin e Komuës.
Ky vendim është nënshkruar nga kryetari I komunës, Përparim Rama dhe nënkupton ndalimin e qarkullimit për të gjitha mjetet motorike duke filluar nga data 1 shtator.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...