Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se librat shkollorë duhet të blihen nga prindërit.
Me anë të një psotimi në Facebook ai ka kërkuar nga Nagavci që të gjejë zgjidhje për t’i furnizuar nxënësit me libra e jo t’ua lë barrë prindërve, pasi tha se për këtë paguhet, shkruan Arbresh.info.
Mustafa ka parashtruar një sërë pyetjesh lidhur me se çka duhet të bëjnë ata prindër të cilët nuk kanë mundësi për blerjen e librave apo pë rata që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e aplikimit.
“Oj Ministre! Çka do të bëjnë ata prindër që NUK kanë mundësi t’i blejnë e të presin ty deri t’ua transferosh mjetet në bankë? Pse duhet DETYRIMISHT ta hapin këta prindër një llogari bankare për ti blerë librat e fëmijëve? Çka të bëjnë prindërit e zonave rurale që duhet shpenzuar për të shkuar në qytet të hapin llogarinë? Çka të bëjnë prindërit që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e aplikimit online?”, pytei ai.
“Kollaj është të i fshish duart “bëni zgjidhje vet”. Vështirë është të udhëheqësh me arsimin. Por, ti paguhesh për të udhëhequr, e jo për të rrudhur krahët”./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...