Atletico zyrtarizon blerjen e një 19-vjeçari

19:12 | 21 Gusht 2023
KRG

Atletico Madrid njoftoi këtë të hënë nënshkrimin me sulmuesin 19-vjeçar spanjoll, Samu Omorodion.

Lojtari është formuar në akademinë e Sevilas dhe në vitin 2021 u transferua te Granada, duke qenë lojtar fiks në skuadrën e dytë.

Me “Los Colchoneros” ka firmosur kontratë pesëvjeçare, pra do të jetë i lidhur me skuadrën e Simeones deri në vitin 2028.

Sezonin e kaluar, Samu shënoi 18 gola në Segunda Divisions, ndërsa në La Liga2, me skuadrën e parë të Granadas, ka luajtur vetëm një ndeshje./ss

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme