Google ADS

Hovenier në takim me ministrin Maqedonci: Mezi pres të bashkëpunojmë në tranzicionin e FSK-së

17:52 | 21 Gusht 2023
E.G

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar me ministrin e ri të Mbrojtes, Ejup Maqedonci.

Me anë të një postimi në Twitter, Hovenier u shpreh se mezi pret ta vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes veçanërisht në mbështetje të “tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, përcjell Arbresh.info.

“Kënaqësi që sot pasdite takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, shkroi Hovenier./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme