Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për “kërcënimet” e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, se do të goditen si Ukraina, meqë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Me anë të një postimi në Tëitter, Rama i ka quajtur ato të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit, shkruan Arbresh.info.
“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, shkroi Rama.
Tutje, i pari i Shqipërisë u shprej se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tnë NATO dhe siç tha ai, janë të përkushtuara ndaj njëra tjetrës së çështjet e sigurisë.
“Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, shkroi Rama.
Tutje Rama tha se në këtë rajon në dekadën e fundit është arritur ajo që askush nuk mun d ta imagjinonte.
Teksa shtoi se “Europa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”.
“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do ta lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Europa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, shkroi kryeministri i Shqipërisë./Arbresh.info
Threats against the stability and integrity of North Macedonia and Montenegro are dangerous and unacceptable. Let’s not forget that Albania, North Macedonia and Montenegro are NATO allies fully dedicated to the security and territorial integrity of one another. We have achieved…
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2023
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...