Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka bërë të ditur se Ministrisë së Arsimit këtë vit ia ka bërë ofertën më të lirë se vitin e kaluar, për furnizimin me libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore.
Sipas njoftimit, çmimi i ofertuar ka qenë rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar, shkruan Arbresh.info.
“Shtëpia botuese “Dukagjini” është duke përcjellë me vëmendje diskutimin që është duke u bërë në raport me librat për filloristët. Shtëpia jonë botuese, për hir të transparencës, dëshiron ta njoftojë opinionin publik se në ofertimin që kemi bërë në Ministri, pavarësisht inflacionit dhe rritjes globale të çmimeve, kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.”, ka bërë të ditur në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Shtëpia Botuese “Dukagjini” do të bëjë maksimumin për përmbsuhjen e obligimeve nga legjislacioni në fuqi.
“Për shtëpinë tonë botuese, pajisja e fëmijëve me libra është prioritet mbi prioritetet.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...