Kalifornia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës rihter. Lëkundjet sizmike kanë ndodhur në të njëjtën kohë gjatë kalimit të stuhisë Hilary në shtetin amerikan. Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo viktima, por vetëm disa dëme të vogla materiale.
Sipas shërbimit gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte mes Santa Barbara dhe Venturës.
Aviacioni dhe autoritetet në Kaliforni kanë kontrolluar digat në liqenin Casitas dhe Matillija dhe atë në qytetin Ojai.
Ndërkohë, stuhia tropikale Hilary i është afruar qytetit Los Angeles me erëra që shkojnë mbi 70 kilometra në orë. Kështu raporton CNN, që shkruan se stuhia rrezikon të shkaktojë përmbytjet katastrofike.
Miliona persona janë në alarm për shkak të motit të keq në Kaliforni, por edhe në Nevada./a2cnn
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...