Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të AMP ka vënë në pranga një efektiv të policisë kufitare në Sarandë, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Last Sunday”, u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë R.B., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe bashkëpunëtori i tij S.V., të cilët shpërndanin drogë në lokalin që kishin marrë.
Dy shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare./A2/
Kurti dhe Murati sot mbajnë konferencë për media
Mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të ...
Driloni-Vullnetit: Le të më thotë dikush ndonjë fjalë, direk...
E rrallë/ Banka ia transferoi gabim mbi 6 milionë euro, burr...
Panairi i 7-të i Universiteteve Franceze, Hajrullahu: Univer...
Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgji...