Rashica debuton në barazimin e Besiktas

22:48 | 20 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Besiktas nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1, përballë Pendikspor në atë që ishte ndeshja e parë e Milot Rashicës me fanellën e skuadrën e re.

Besiktas doli në epërsi me golin e Omar Colley që në minutën e 12-të, shkruan Arbresh.info.

Rashica e filloi ndeshjen në stol, por u inkuadrua në pjesën e dytë.

Ylli i kombëtares së Kosovës luajti nga minuta e 61-të, por pa arritur të ndikoj në ndeshje.

Oscar Romero e barazoi rezultatin në minutat e fundit nga penallit.

Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Stambolli, teksa vitin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt.

Kartoni i tij ka kushtuar plotë 5.5 milionë euro skuadrës turke, ndërsa pritet të jetë njëri ndër lojtarët kyç tek 11-shja e tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme