Në një skaner që gazeta italiane “Il Riformista” i ka bërë procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, vihet në dukje progresi që ka bërë Shqipëria në krahasim me vendet e tjera.
Sipas gazetës, nga të 6-ta vendet e rajonit, Shqipëria është nga më të avancuarat në rrugën e bashkimit me unionin.
Gazeta nënvizon se në Tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me kusht që të përfundonin reformat kyçe në fushën e reformës në drejtësi dhe administratën publike.
Shqipëria mori statusin e kandidatit për në BE në Qershor 2014.
Sipas gazetës italiane, 2 vjet janë shumë pak krahasuar me 6 vitet që iu deshën Bosnje-Hercegovinës.
Kjo media ndalet edhe tek ajo që ndodhi në 2018-ën kur në Prill u rekomandua hapja e negociatave dhe në Qershor u vendos që ato të çeleshin një vit më vonë për shkak të kundërshtimeve të Francës.
Një tjetër pengesë që sipas gazetës është bërë problem për Shqipërinë, është vendosja në të njëjtën bankë me Maqedoninë e Veriut dhe problemeve të saj me fqinjët. “Il Reformista” nënvizon se rruga drejt BE është një proces jashtëzakonisht delikat dhe i gjatë.
Për momentin sipas saj, duket se është më e lehtë për Shqipërinë sesa për Maqedoninë e Veriut që duhet të ndryshojë Kushtetutën për të hequr veton bullgare.
Gazeta citon se Shqipëria duket e vendosur për të vijuar reformat që e afrojnë me BE duke përmendur ndryshimet në sistemin gjyqësor vitet e fundit./tvklan.al/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të