Vazhdojnë radhët në pikë kalimet kufitare, pritje mbi tri orë në Merdarë

18:57 | 20 Gusht 2023
E.G

Pritjet për të dalë nga Kosova nga pikat kufitare vazhojnë të jenë të gjata edhe këtë të dielë.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitare, pritjet në pikën kufitare në Merdarë janë nga 180 deri në 200 minuta, shkruan Arbresh.info.

Ndërkaq, kolonat në këtë pikë janë deri në 800 metra të gjata.

Kurse në pikën tjetër kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 30-40 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 200 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë të cilat zgjasin 15 deri në 20 minuta teksa kolonat arrijnë deri në 100 metra.

Në Muçibabë bashkëatdhetarët presin deri në 15-20 minuta ndërsa kolonat janë të gjata deri në 50 metra.

Më pak pritje ka në Mutivodë të cilat zgjasin deri në 10 minuta derisa kolonat janë të gjata 20-50 metra./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme