Google ADS

Rama: 2024-ta, vit i investimeve të mëdha kapitale

18:33 | 20 Gusht 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha kapitale.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se gajtë javës që shkoi bashkë me ekipin e tij kanë përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e qytetarëvë të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë javës që po e lëmë pas u mblodhëm me të gjithë ekipin në njërin prej fshatrave më të bukur të Kryeqytetit për të përpiluar buxhetin që i adreson maksimalisht nevojat e kryeqytetasëve.”, shkroi Rama.

Tutje, i pari i Prishtinës, bëri të ditur, investimevt e planifikuara për vitin 2024 ku përshihet edhe përfundimi i ndërtimit të Unazës së qytetit, ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, përmirësimi i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit e menaxhimi i mbeturinave.

“Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve kapitale, ku përfshihen përfundimi i ndërtimit të Unazës së brendshme të qytetit,e cila lidhë Arbërinë me Lakrishten, lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, ndërtimi i pjesës së dytë të rrugës “Jim Xhema”, sallës së madhe multifunksionale, ndërtimi i shkollave e çerdheve të reja, përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës rrugore brenda kryeqytetit, menaxhimi efikas i mbeturinave, e plot punë të tjera për #Prishtinënpraktike e të përjetimeve.”, njoftoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme