Bajrami: VV-ja e ka votuar për guvernator të BQK-së ish-drejtorin e Thesarit

17:56 | 20 Gusht 2023
E.G

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj i cili ka përmendur rastine  vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se nuk mund ta mbulojë korrupsionin e qeverisë duke përmendur 2.1 milionshin, shkruan Arbresh.info.

“Arbër Rexhaj nuk mund t’a mbulojë korrupsionin e kësaj qeverie duke përmendë 2.1 milionshin. Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg.”, ka shkruar Bajrami.

Tutje ajo shkruan se Vetëvendosja e ka votuar për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, ish-drejtorin e Thesarit.

“Për me tepër Arbër Rexhaj dhe krejt deputetët e 51%, në seancën e fundit e kanë votu për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, që d.m.th. se janë të bindur se z. Ismaili si drejtor i Thesarit dhe une si ministre nuk kemi asnjë faj për atë rast. 2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së.”, tha deputetja Bajrami./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme