Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë bërë dy vite që nga dorëzimi i kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale, për rastin me keqpërdorimin e shpronësimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati njoftoi mbi gjetjet e raportit të auditimit të cilat ia kishte bashkangjitur kallëzimit penal, shkruan Arbresh.info.
“Vlera e pronave që parashihej të shpronësoheshin, në databazën e tatimit në pronë ishte rreth 6 milionë euro.”, shkroi ai.
“Më 17 maj 2019 ishte dorëzuar tabela e vlerësimit, dhe vlera e këtyre pronave ishte vlerësuar 31 milionë euro, pra rreth 5-fish më shumë sesa vlera e vlerësuar për tatim në pronë.”, njoftoi Murati.
“Më 17 dhjetor 2019, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, edhepse qeveri në dorëheqje, Qeveria e PAN-it e udhëhequr nga Haradinaj, kishte miratuar vendimin për shpronësim përfundimtar, por me tabela tjera të vlerësimit, e jo ato të prezantuara më 17 maj 2019.”, shtoi ai.
Sipas tij, dallimet në tabelën e parë dhe atë të dytën ishin për 12 milionë ndryshim.
“Dallimi ishte se nga 31 milionë euro që ishte në tabelën e parë, e që veçse ishte e fryrë, vlera në tabelën e miratuar më 17 dhjetor ishte 43 milionë euro. Pra rreth 12 milionë euro ndryshim për 6 muaj.”, tha ai.
Murati tha si Qeveri kanë identifikuar rasti, kanë mbledhur provat dhe kanë dorëzuar ato në Prokurori, teksa njofton se kanë anuluar edhe vendimin për shpronësim, për mbrojtjen, sipas tij, të buxhetit nga paditë potenciale.
“Si Qeveri që e lufton korrupsionin, krejt çfarë ka qenë në dorën tonë e kemi bërë. Pra, indetifikimin e rastit. Mbledhjen e provave, dhe dorëzimin e tyre në prokurori. Kemi anuluar edhe vendimin për shpronësim, në mënyrë që të mbrohet buxheti nga paditë potenciale.”, shkroi Murati.
Sipas ministrit Murati, Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë këtë kallëzim penal, nën arsyetimin se me vendim të Qeverisë për anulimin e shpronësimeve është evituar dëmtimi i buxhetit.
“Një hetim i mirëfilltë i zhvilluar nga prokuroria do të nxirrte në pah edhe arsyet se pse u bënë këto rritje të vlerave, dhe kush i kishte porositur. Por çfarë ka bërë Prokuroria Speciale? E hedh poshtë kallëzimin penal.Këtë e bën me arsyetimin se me vendimin e qeverisë për anulim të shpronësimeve (vendim i Qeverisë Kurti), është evituar dëmtimi i buxhetit. Dhe meqenëse nuk ka dëmtim të buxhetit, nuk ka as vepër penale të cilën prokuroria duhet ta hetojë më tutje. Pak a shumë, ky ka qenë arsyetimi. “, njoftoi ai.
“Pra të gjitha provat e faktet hidhen në ujë, sepse bëhej fjalë për një rast ku ishte e përfshirë kasta e vjetër. Se kush ka qenë prokurori i ngarkuar me këtë rast, besoj e keni shumë të lehtë t’ia qëlloni.”, përfundoi ai. /Arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?