Google ADS

Zjarret në Kanada, evakuohen të paktën 30 mijë familje

15:57 | 20 Gusht 2023
E.H

Rreth 30 mijë familje janë urdhëruar të evakuohen në provincën British Columbia të Kanadasë, ku janë ndezur rreth 400 zjarre.

Zyrtarët kanë kufizuar udhëtimin në Kelowna, një qytet bregdetar me 132,000 banorë, ku tymi nga zjarret aty pranë varet mbi liqenin Okanagan, raporton BBC transmeton Arbresh.info.

Zjarret kanë shkatërruar shtëpi në West Kelowna, një qytet me 36 mijë banorë.

Kufizimet e udhëtimit vlejnë gjithashtu për qytetet Kamloops, Oliver, Penticton, Vernon dhe Osoyoos.

Qindra kilometra në veri, një zjarr i madh vazhdon të shtrihet drejt qytetit Yellowknife.

Afati zyrtar për evakuimin e qytetit ka përfunduar të premten.

Rreth 19 mijë nga 20 mijë banorët e qytetit ishin evakuuar.

Autoritetet thanë se 39 pacientë u zhvendosën nga një spital në objekte alternative të premtën mbrëmje, duke i bërë ata njerëzit e fundit të cilët u evakuan nga qyteti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme