Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dal nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

14:50 | 20 Gusht 2023
E.H

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në dalje të Kosovës për ty kthyer në Evropë.

Kryesisht, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku qytetarët po u bie të presin deri në tri orë e 20 minuta. Kolona në këtë pikë kufitare është 800 metra, shkruan Arbresh.info

Kurse në pikë kalimit kufitar të Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 40 minuta në dalje nga vendi, ndërsa kolona është e gjatë 200 metra.

Në Jarinjë, situata është më e qetë ku mërgimtarët po presin deri në 20 minuta për të dal nga vendi.

Pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se për të hyrë në Kosovë, në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme