Bllokohet ashensori në Prizren, fillojnë të grinden mes vete dy persona

09:20 | 20 Gusht 2023
E.H

Ashensori i një ndërtese në Prizren është bllokuar dje, dhe si pasoj kanë mbetur të mbyllur dy persona të cilët kanë filluar të grindjen mes vete.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policorë dhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapur derën e ashensorit.

I dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë dhe njërin e ka sulmuar.

Gjatë kontrollit, të dyshuari i është gjetur një thikë, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 19.08.2023-07:50.  Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme