Një zjarr me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi, nga mëngjesi i së shtunës.
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët prej më shumë se 24 orësh, ndërsa përpjekjet e tyre janë përqendruar në vendbanimet Loutro dhe Loutra Trainaupoli.
Sipas përfaqësuesit të zjarrëfikësve, Yiannis Artapioos, zjarri nuk do të jetë i lehtë për t’u vënë në kontroll, pasi fuqizohet nga era, duke e cilësuar këtë të fundit si armikun më të madh.
Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri, me qëllim të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandoupolis, shkruajnë mediat greke.
Sa i përket forcave operative, në Aleksandropolis janë 176 zjarrfikës me 10 divizione tokësore, ndërsa gjatë ditës 11 avionë dhe 5 helikopterë do të hedhin ujë nga ajri.
Ndërkohë për shkak të zjarrit është mbyllur rruga nacionale nga lartësia e Aeroportit deri në Monastiraki, ndërsa në Njësinë Bashkiake Traianoupolis është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku ndodhen tetë vendbanimet që janë evakuuar për masa paraprake të shtunën./abcnews.al
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...