Xhudisti pejan, Akil Gjakova do të kërkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Gjakova i nisi garat pa lojë në raundin e parë, por fitoi në të dytin në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti jonë në këtë raund mposhti me ‘ippon’ xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Grand Prixit të Zagrebit
Pas kësaj fitore, Akili triumfoi edhe në raundin e tretë duke mposhtur Oron Giner të Izralit, fillimisht me një ‘ëaza-ari’ e pastaj fitoi me ‘ippon’ për të kaluar në çerekfinale.
Në çerekfinale, pejani pati punë me sllovenin Martin Hojak, të cilin gjithashtu e mposhti në kohë të rregullt, duke kaluar në gjysmëfinale.
Akili në gjysmëfinale u takua me xhudistin Messaoud Redouane Dris nga Algjeria, por humbi me ‘ippon’ si ‘pikë të artë’, pasi koha e rregullt përfundoi vetëm me nga dy gabime.
Kështu, xhudisti jonë do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshjet me Bakhitzhan Abdurakhmanov të Kazakistanit. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...