Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se inspektorati komunal ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar.
Përmes një postimi në Facebook, Atiq njofton se kjo është bërë me kërkesën e qytetarëve, përcjell Arbresh.info.
“Me kërkesën e qytetarëve, inspektorati komunal në bashkëpunim me institucionet tjera gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë veprime për të larguar nga tregu produkte ushqimore me afat të skaduar”, shkroi Atiq.
Tutje, ai ka thënë se janë të përkushtuar që në komunën e tyre të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.
“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë inspektimet nëpër marketet e qytetit. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore”, ka shkruar Atiq në Facebook./Arbresh.info/
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...