Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit, tha të shtunën Forca Ajrore e Kievit.
Sipas saj, 17 dronët Shahed, të prodhuar në Iran, u përdorën në sulmin ajror rus, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me dy të tjerët.
Forcat ruse “sulmuan nga veriu me dronë pa pilotë, të tipit ‘Shahed-136/131’. Gjithsej 17 dronë sulmues u lëshuan nga rajoni i Kurskut”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Mbrojtja ajrore u aktivizua në “rajonet veriore dhe qendrore, si dhe në rajonet perëndimore”.
“Pesëmbëdhjetë dronë të armikut u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e Forcës Ajrore në bashkëpunim me sistemet e mbrojtjes ajrore të përbërësve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha ajo.
Të dyja palët në konflikt – i cili filloi në shkurt 2022 – kanë raportuar kohët e fundit për sulme të rregullta të dronëve nga ajri dhe deti, në një kohë kur Ukraina është duke e kryer një kundërofensivë që synon rimarrjen e territoreve të kontrolluar nga Rusia.
Rusia i ka shtuar sulmet ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe Danub, qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të grurit përmes qendrës së transportit detar.
Të premten, Rusia tha se forcat e saj i shkatërruan dronët ukrainas që synonin Moskën dhe flotën e saj të Detit të Zi.
Në vijën e frontit, forcat ukrainase kaluan në bregun lindor të rajonit Herson, i cili ishte pushtuar nga Rusia, dhe zunë pozicione atje, konfirmoi guvernatori i këtij rajoni i emëruar nga Rusia.
Të premten, Shtetet e Bashkuara i thanë Danimarkës dhe Holandës se mund t’ia dorëzojnë Ukrainës avionët e tyre luftarakë F-16 kur pilotët ukrainas të trajnohen për t’i përdorur ata, një veprim i mirëpritur si “lajm i madh” nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov./rel
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë