Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën informale që do të mbahet në Athinë më 21 gusht.
Presidenca e Shqipërisë bën me dije se s’do të jenë pjesëmarrëse në këtë darkë për shkak të agjendës.
“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë.
Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”.
Kujtojmë se në këtë drekë jofromale prezent do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo./euronews
lexo edhe:
Kurti të hënën në Greqi në darkën joformale për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...