Bashkimi Evropian tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është një nga prioritet me urgjencë.
Nga BE thonë se zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit është i ndërlidhur me procesin e anëtarësimit në BE.
“Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e zbatimit të saj, të dyja palët e përkushtuara për të punuar në zbatimin e plotë dhe historia se si po ecin në zbatimin tani është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e tyre të anëtarësimit”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së tha se “është thelbësore që Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të vazhdojë”.
“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe si një nga prioritetet urgjente”, i tha RTV21, zëdhënësi Peter Stano.
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, i paraparë me Marrëveshjen e Prillit të vitit 2013, u përfshi në marrëveshjen e arritur në Bruksel në shkurt të vitit 2023 dhe aneks marrëveshjen e Ohrit të marsit 2023.
Një draft propozim I një Ekipi Menauxhes u prezantua në Bruksel gjatë një takimi të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, por ai u kundërshtua nga pala e Kosovës. Qeveria, ditë më pas, shkarkoi ekipin e drejtuar nga një përfaqësuese serbe, aktualisht deputete në Kuvendin e Serbisë, me arsyetimin se “draft statuti ishte fundamentalisht i papajtueshëm me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë dhe të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.
Por përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së, Qeveria e Kosovës nuk ka prezantuar ende një draft të saj të një statuti të Asociacionit, përveç një propozim koncept të Kryeministrit Kurti.
Diplomatë perëndimorë kanë ripërsëritur qëndrimin se Asociacioni nuk mund të krijohet “në shpëputhje me Kushtetutën e Kosovës, as në shpërputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese por as nuk mund të krijohet si një pushtet I tretë në Kosovë”.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...