Google ADS

Vizita e Melonit në Vlorë/ Rama: Folëm për projektin e ujësjellësit dhe të linjës elektrike që do të lidhin dy vendet

14:04 | 18 Gusht 2023
A Z

Në një intervistë për ‘La Stampa’, kryeministri Edi Rama ka zbardhur diskutimet me homologen italiane Giorgia Meloni, të cilën e ftoi të kalonte disa ditë pushime në qytetin e Vlorës. Siç është shprehur kreun i qeverisë, fokusi ka qenë tek marrëdhënia mes dy vendeve si edhe investimet e ndryshme.

Rama thotë se kanë folur për projektin e ujësjellësit nga Shqipëria në Puglia, me qëllim përdorimin e burimeve në Shqipëri për t’i lidhur ato me Italinë. Një projekt tjetër për të cilin është diskutuar është edhe rrjeti hekurudhor në Ballkan si edhe ai i linjës elektrike që do të lidhë Italinë me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për një takim të mundshëm mes kryeministres italiane dhe ish liderit anglez, Tony Blair, siç është përolur së fundmi nëpër mediat shqiptarë dhe ato fqinje. Sipas kreut të qeverisë, nuk ka pasur asnjë diskutim për ‘termocentral bërthamor’ dhe as takim mes tyre./abcnews.al

Të ngjashme