Një kanadaze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke përfshirë edhe Donald Trumpin kur ai ishte president.
56-vjeçarja Pascale Ferrier, ra dakord për dënimin në janar pasi u deklarua fajtore për akuzat për armë biologjike. Zarfi vdekjeprurës drejtuar Trump u kap në shtator 2020 përpara dorëzimit në Shtëpinë e Bardhë.
Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se “nuk mund ta ndalonte Trumpin”. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.
“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.
FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën drejtuar Trump, e cila i kërkonte atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.
“Kam gjetur një emër të ri për ty: “Kllouni i shëmtuar tiran”, shkruante ajo në letër, sipas dokumenteve të akuzës së FBI-së.
Ajo do të deportohet nga SHBA pas vuajtjes së dënimit dhe do të përballet me mbikëqyrjen e përjetshme nëse kthehet.
Gjykatësja Friedrich i tha Ferrier-it se veprimet e saj ishin “potencialisht vdekjeprurëse” dhe “të dëmshme për shoqërinë dhe për viktimat e mundshme”. Ferrier pranoi gjithashtu dërgimin e letrave të ngjashme të helmuara te tetë zyrtarë të zbatimit të ligjit në Teksas.
Në vitin 2014, një burrë nga Misisipi u dënua me 25 vjet burg pasi i dërgoi letra me ricin Presidentit Barack Obama dhe zyrtarëve të tjerë./abcnews.al
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë