Kokëdhimbje, të vjella, marramendje e dhimbje muskujsh, janë simptomat e para atë të sëmundjes së meningjitit që prek cipën e trurit. Kjo sëmundje ka përfshirë Kosovën në ditët e fundit dhe Klinika Infektive tha se që nga qershori janë prekur 63 persona, 2 prej të cilëve spitalizuar. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar edhe sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij.
”Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije. Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku”, grafikë: Ministria e Shëndetësisë.
Kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, thotë se Kosova është e familjarizuar me këtë sëmundje dhe ka mjaftueshëm barna për trajtimin e saj edhe pse rrezikshmëria është në nivel të lartë.
“Realisht kjo është sindromë meningjiale, ose grup të simptomave të meningjitit, e meningjiti nënkupton pezmatim të cipave të trurit, ose meningjeve. Si sëmundje është jashtëzakonisht e rrezikshme, vdekshmërinë e ka nga 5-30%, varet nga shkaktari i cili e shkakton a është bakteriale apo virale, mirëpo fatmirësisht nëse deketohet me kohë, trajtohet në spitalet tona, i kemi edhe mjetet edhe barnat për trajtim…”, tha Hashani.
Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se numri i të prekurve me këtë sëmundje është në rritje me vitet e kaluara dhe kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët.
“…Meningjiti si sëmundje është një definicion që quhet një infeksion i akuti cipave të trunit dhe nën trunore të sistemit nervor qëndror…Pra, bëhet fjalë për një sëmundje të cipave të trurit, pra për një meningjit që në rastet e rralla sëmundja mund të përfshijë edhe indin trunor. Fillimi i sëmundjes është në fillim i ngjashëm me një grip, epidemik ose grip veror, temperaturar dominante, dhimbja e kokës dhe një lodhje, plogështi dhe dhimbje të muskujve, kjo është ajo që quhet sindroma e përgjithshme infeksioze. Këto freskimet, restaurantet, pishinat e tjera janë kanë ma të kufizume edhe nuk ka pasë, nëse e shihni në Kosovë vijnë edhe mërgata, edhe shumë faktor të tjerë kanë ndiku që sivjet numri të jetë ma i madh…”, tha Ramadani. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon qytetarët që të kontrollojnë dhe klorizojnë ujin për pije, gjithashtu edhe të pishinave. Meningjiti mund të jetë bakteriale, virale, parazitare apo edhe nga përdorimi i narkotikëve./rtv 21
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...