Google ADS

Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

09:35 | 18 Gusht 2023
Diellza Gashi

Shefi për menaxhim të emergjencave në Maui të Havait, Herman Andaya, ka thënë dorëheqje, një ditë pasi e ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

Andaya, i cili nuk ka pasur përvojë paraprake në menaxhim të emergjencave, i ka përmendur “arsyet shëndetësore” si përgjigje për dorëheqje.

Disa banorë të zonës kanë thënë për mediat se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë.

Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur, dhe qindra tjerë janë të zhdukur.

Sistemi i sofistikuar i Mauit, i cili përfshin 80 sirena në ishull, është testuar në ditën të parë të secilit muaj, por zhurma nuk është dëgjuar edhe në ditën e përhapjes së madhe të zjarreve.

Të mërkurën, Andaya ka insistuar se nuk pendohet për vendimin.

Ai ka thënë se është frikësuar se sirenat – që zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami – ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më thella, potencialisht më afër zjarreve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se Qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Maui për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës.

Si pasojë e zjarreve, qyteza turistike Lahaina në Maui, është djegur pothuajse tërësisht.

Se si ka nisur zjarri nuk dihet, edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të Uraganit Dora në afërsi./REL/

Të ngjashme