Zyrtarët rusë e kanë akuzuar Ukrainën për sulm me dron në ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar shpërthim që është dëgjuar në zonën biznesore të kryeqytetit rus.
Kryetari i qytetit, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore e ka rrëzuar dronin, por mbetjet e tij kanë rënë në Qendrën Expo të qytetit.
Qendra Expo është hapësirë e madhe që përdoret për konferenca dhe konventa, dhe është më pak se 5 kilometra larg Kremlinit.
Ky është vetëm një prej sulmeve që janë regjistruar javëve të fundit në Moskë.
Në pamje të paverifikuara në rrjetet sociale është parë tym i hirtë duke u ngritur në qiell.
Ukraina nuk e ka komentuar akuzën ruse, mirëpo zyrtarët në Kiev nuk e pranojnë kurrë nisjen e sulmeve me shënjestër kryeqytetin rus.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se pas aktivizimit të sistemeve ajrore për mbrojtje, droni e ka “ndryshuar drejtimin”, duke rënë në ndërtesë jo të banueshme në zonën ku gjenden disa ndërtesa qeveritare.
Sipas saj, nuk ka raportime për viktima.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se aeroporti Vnukovo në Moskë është mbyllur përkohësisht, pas aksidentit dhe më vonë është hapur prapë./REL/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...