Një nga qytetet më të mëdha në veri të Kanadasë është duke u evakuuar pas paralajmërimeve se një zjarr mund të arrijë atje deri në fundjavë.
Ekipet kanadeze të zjarrit luftuan të enjten për të parandaluar zjarret që të arrijnë në qytetin verior të Yellowknife, ku të gjithë 20,000 banorët po largohen me makina dhe aeroplan pas shpalljes së urdhrit të evakuimit.
Bombarduesit e ujit fluturuan ulët mbi Yellowknife ndërsa tymi i dendur mbuloi kryeqytetin e territoreve të gjera dhe pak të populluara veriperëndimore. Zyrtarët thonë se zjarri, 16 kilometra në verilindje të qytetit, mund të arrijë në periferi deri të shtunën nëse nuk ka shi.
“Ditë shumë të vështira na presin me erëra veriperëndimore të premten dhe të shtunën, të cilat do të shtyjnë zjarrin drejt Yellowknife”, ka deklaruar shërbimi territorial i zjarrfikësve në një deklaratë në Facebook.
Ndërkohë qindra njerëz u rreshtuan jashtë një shkolle të mesme lokale në pritje për t’u transferuar në aeroport për një nga pesë fluturimet e evakuimit të planifikuara të enjten në provincën fqinje të Albertës.
Kryeministri Justin Trudeau planifikon të thërrasë një takim të Grupit të Reagimit për të diskutuar zjarret njoftoi zyra e tij.
Ky është sezoni më i keq i zjarreve në Kanada me më shumë se 1000 zjarre aktive në të gjithë vendin, duke përfshirë 265 në territoret veriperëndimore. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës e ka përkeqësuar problemin e zjarreve./rtk
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...