Google ADS

Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

21:05 | 17 Gusht 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dorëheqjes së policëve serbe.

Sipas saj  dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka shkruar se do të vazhdojnë të sigurojnë një Kosovë më të sigurt për të gjithë

“Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, përfundoi e para e vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme